“Për shpallje njoftimi për punësim në faqen zyrtare”
Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar si dhe VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,
KONSTATOVA SE:
- Njësia përgjegjëse pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për pozicionet e shpallura në faqen zyrtare brënda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 30.09.2020 konstatoi se:
Kandidatët që konsiderohen të vlefshëm për proçedurën “Levizje Paralele” për pozicionet e shpallura dhe për vazhdimin e intervistës së strukturuar me gojë janë:
Znj. Melona Shehu kandidate për pozicionin sekretar ligjor;
Znj. Vera Lushaj kandidate për pozicionin specialist arkivi,
Znj. Elsa Metaliaj kandidate për pozicionin specialist prokurimesh.
- Ata do të njoftohen për datën, vëndin dhe orën e saktë të intervistës së strukturuar me gojë.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
DREJTUESI I PROKURORISË
Arben KRAJA