Specialist Regjistri

Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbim civil

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

1 (Një) Specialist Regjistrues pranë Sektorit te Regjistrit ne Drejtorinë e Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore: III-b 

Pozicioni i mësipërm, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! 

Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende pozicion vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

30/09/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE 

05/10/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është

  1. Çdo material kallëzues pasi regjistrohet në sekretari, verifikohet nga Drejtuesi i cili urdhëron bërjen e shënimeve në regjistrin përkatës.
  2. Regjistron në Regjistrin e Njofitmit/Kallëzimit të gjitha materialet si dhe vendos numërin e kallëzimit për çdo material.
  3. Në përfundim të çdo proçedimi ose kallëzimi penal, dosja së bashku me kartelën e plotësuar nga prokurorët kalon në sekretari me qëllim që të bëhen ç’regjistrimet.
  4. Pas ç’regjistrimeve përkatëse, dosjet i kalojnë arkivit për t’i arkivuar ose dërguar në destinacionin përfundimtar.

 

  • LËVIZJA PARALELE 

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil. 

 

  • KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

 Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive); 

 b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi; 

 c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor ” në Fushën Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune; 
  3. Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, franceze etj.

 

  • DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT 

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi I fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë ( përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Deshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën : Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

30/09/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE

 

  • REZULTATET PER FAZEN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do te shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTESITE DHE CILESITE MBI TE CILAT DO TE ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me: 

a- Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë; 

b- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore; 

c- Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë ne Republikën e Shqipërisë”;

d- Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;

e-Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

1.5 MENYRA E VLERESIMIT TE KANDIDATEVE 

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e poziivonit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  • 40 pike per dokumentacionin e dorezuar, i ndare ne 20 pike per pervojen, 10 pike per trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushen perkatese, si dhe 10 pike per certifikimin pozitiv;
  • 60 pike intervista me goje.

 

  • DATA E DALJES SE REZULTATEVE TE KONKURIMIT DHE MENYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posacme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” , pasi të këtë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi 1 i Ligjit 95/2016.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posacme, për rezultatet (nëpërmjet adresës së emailit). Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posacme.

 

  • PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 

 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. 

Kandidatet do te njoftohen individualisht per proçedurat e metejshme.

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e vecanta 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a – Të jetë shtetas shqiptar; 

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

g – Të plotësojë kërkesat e posacme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posacme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Fushën Juridike.

Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë; 

  1. Të kenë të paktën 6 muaj përvojë pune; 
  2. Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, franceze etj.

 

  • DOKUMENTACIONI, MENYRA DHE AFATI I DOREZIMIT 

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 

 

  • Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;

 

  1. Kërkesë për punësim
  1. CV të detajuar së bashku me një foto;
  2. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  3. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
  4. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  5. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  6. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë ( përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
  7. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  8. Deshmi penaliteti;
  9. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  10. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  11. Vërtetim banimi;
  12. Cdo document tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën : Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

05/10/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

    1. REZULTATET PER FAZEN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do te shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

05/10/2020 

Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

  • FUSHAT E NJOHURIVE, AFTESITE DHE CILESITE MBI TE CILAT DO TE ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen në lidhje me: 

a- Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë; 

b- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore; 

c- Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë ne Republikën e Shqipërisë”;

d- Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;

e-Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet; 

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme; 

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

  • MENYRA E VLERESIMIT TE KANDIDATEVE

 

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  • Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
  • Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. ( deri në 15 pikë)
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)
    1. DATA E DALJES SE REZULTATEVE TE KONKURIMIT DHE MENYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” .

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e SPAK.

Drejtuesi i Prokurorisë

Arben KRAJA