N J O F T I M

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfaqësuar në gjykim çështjen penale nr. 294 të vitit 2017, në ngarkim të të pandehurit Gentjan Duraku, i akuzuar për faktin penal të vjedhjes së 29 banesave të shtetasve të ndryshëm gjerman, në territorin gjerman gjatë viteve 2015-2017, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me shtetasit shqiptar Ervis Dalipaj dhe Nihat Xhaferaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Offenburgut, Gjermani,.

 

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje penale, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.11, datë 01.07.2020 vendosi :

 

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentjan Duraku, për veprat penale “Vjedhja, kur ka sjellë pasoja të rënda”, në bashkëpunim në formën e posaçme të të grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organzata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 134/3, 28/4, 334/1 të Kodit Penal, duke e dënuar me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentjan Duraku, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.
  3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Gentjan Duraku me një dënim të vetëm prej 11(njëmbëdhjëtë) vjet burgim.
  4. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gentjan Duraku, i zbritet 1/3 e dënimi, duke e dënuar përfundimisht me 7(shatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.