Me datën 03.06.2020 u zhvillua në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar seanca gjyqësore në lidhje me ankimin e bërë nga të pandehurit kundër Vendimit Nr.1, datë 20.01.2020 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në përfundim, Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 03.06.2020 ka lënë në fuqi vendimin Nr. 1, datë 20.01.2020 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke konfirmuar fajësinë dhe dënimet e dhëna për të pandehurit si më poshtë :
- Ilir Myrtaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
- Alfred Myrtaj për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
- Marjo Myrtaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet burgim.
- Arben Kadiu, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Florjan Hysenaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
- Gentjan Stojku, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Shkëlqim Mema, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Keldi Beshi, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Albert Xhelilaj, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” te kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298 paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Ismail Alushani, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal dhe në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Tiranë, 04.06.2020
PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR
KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR