Njoftim-Mbi zhvillimin e gjykimit në ngarkim të pandehurve Efthymious Efthymiou dhe Elton Halipaj

Në datën 14.05.2020, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u zhvillua shqyrtimi gjyqësor i çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Efthymious Efthymiou dhe Elton Halipaj. Shqyrtimi gjyqësor i kësaj çështje penale është zhvilluar me gjykimin e zakonshëm, në një numër të madh seancash gjyqësore. Seanca gjyqësore e datës 14.05.2020 vijoi me paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare të Prokurorisë e cila kërkoi :

 

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Efthymious Efthymiou, për veprën penale “Vrasja me paramendim për interes”, kryer në bashkëpunim, në formën e Grupit të Strukturar Kriminal, dhe në bazë të neneve 78/2, 28/4 dhe 334/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Efhtymious Efthymiou, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i kryer në bashkëpunim, në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në bazë të neneve 278/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Efthymious Efthymiou, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal, dhe bazuar në nenet 278/6, 334/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dënimin e tij me 15 vjet burgim.
    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Efthymious Efthymiou, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në bazë të nenit 283/a/2 dhe 334/1 e 28/4 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15 vjet burgim.
    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Efthymious Efthymiou, për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në bazë të neneve 284/2, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 vjet burgim.
    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Efthymious Efthymiou, për veprën penale “Grupi i Strukturuar Kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim.
    • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Efhtymious Efthymiou me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm.
    • Vuajtja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së lartë dhe të fillojë nga dita e ndalimit të tij.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Halipaj, për veprën penale “Vrasja me paramendim për interes”, kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të Strukturar Kriminal, dhe në bazë të neneve 78/2, 28/4 dhe 334/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim me 35 vjet burgim.
    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Halipaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i kryer në bashkëpunim, në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në bazë të neneve 278/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 vjet burgim.
    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Halipaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal, dhe bazuar në nenet 278/6, 334/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.
    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Halipaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në bazë të nenit 283/a/2 dhe 334/1 e 28/4 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 vjet burgim.
    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Halipaj, për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në bazë të neneve 284/2, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 vjet burgim.
    • Deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Halipaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim.
    • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Elton Halipaj me një dënim të vetëm me 35 vjet burgim.
    • Vuajtja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së lartë dhe të fillojë nga dita e ndalimit të tij.