Krijohet Prokuroria e Posaçme me betimin e 8 anëtarëve prokurorë

Prokuroria e Posaçme u krijua më datë 19 Dhjetor 2019. Tetë anëtarë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme u betuan pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ashtu siç parashikon Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”- Neni 61, paragrafi 2.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, me një mandat 9-vjeçar janë:

Altin Dumani
Arben Kraja
Behar Dibra
Edvin Kondilli
Elida Celami(Kaçkini)
Ened Nakuçi
Enkeleda Millonai
Klodian Braho